Një tjetër incident është shënuar sot në veri të Kosovës, ku situata vazhdon të mbetet mjaft e brishtë pas tensioneve të përsëritura të këtyre muajve të fundit. Një njësi policore është sulmuar paraditen e sotme në Bistricë të Leposavicit nga persona që ndodheshin në një automjet, i cili ka tentuar të anashkalojë kontrollet e forcave të rendit.