Dy të rinj kanë rënë në pranga në Shkodër, pasi qarkullonin në qytet me pistoletë dhe lëndë narkotike, në automjet. Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër, në rrugën “Ethem Osmani”, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi” me të cilin qarkullonin R. V. 18 vjeç dhe N. K, 23 vjeç.