I gjithë territori i Qarkut Kukës gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit në lartësinë mbi 500 m është përfshirë nga reshje bore dhe shiu me intensitet mesatar. Në Valbonë lartësia e borës shkon deri në 10 cm. Mësohet se të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme dhe nuk përbejnë rrezik paso vështirësi për drejtuesit e mjeteve. Në lidhje me furnizimin me energjinë elektrike, vetëm 39 abonentëve të fshatit Llugaj, Nj. Adm. Llugaj bashkia Tropojë kanë probleme.