Vizitën e parë pas marrjes së detyrës ministri kinez i Mbrojtjes Li Shangfu zgjodhi ta bëne në Rusi. Ai u takua me u takuan me presidentin rus Vladimir Putin ndërsa përshëndeti lidhjet me Moskën. "Ne kemi lidhje shumë të forta. Ato i kalojnë aleancat ushtarako-politike të epokës së Luftës së Ftohtë... Ato janë shumë të qëndrueshme," tha ai gjatë bisedës së zhvilluar me shefin e Kremlinit. Sipas tij lidhjet mes dy vendeve "tashmë kanë hyrë në një epokë të re" Ndërkohë, shefi I Kremlinit nga ana tjetër përshëndeti bashkëpunimin ushtarak ndërmjet Rusisë dhe Kinës.