Top Channel/ Putin shpall gjendje lufte/ Vendimi për katër rajonet e aneksuara në Ukrainë
19/10/2022 19:13

Presidenti i rusisë vladimir putin firmosi ligjin e luftës në katër rajonet e ukrainës ku u mbajtën referendume, ne Kherson, Zaporizhzhia, Luhansk dhe Donetsk. Por komuniteti ndërkombëtar nuk i njeh rajonet e pushtuara nga rusia. Presidenti rus vendosi ligje të ngjshme edhe në tetë rajonë të tjera përfshirë Crimenë që ndodhen në kufi me Ucrainën. Putin gjithashtu ngarkoi qeverinë të përgatisë një dekret për të ngritur një këshill special kordinimi nën drejtimin e kryeministrit të rusisë që do mbikqyrë këto rajone. Në dekret thuhet se jo vetëm forcat e rendit duhet të jenë vigjilente mbi këto rajone, por i gjithë aparati shtetëror. Njoftimi u dha gjatë këshillit të sigurisë kombëtare që u mblodh të mërkurën në rusi. Ndërkohë që putin bënte këto deklarata, autoritetet në Kherson një nga katër rajonet e pushtuara i bënin thirrje popullatës që të largohej nga banesat pasi pritet një sulm i ushtrisë ukrainase. Parashikohet që në orët në vijim në Kherson të nisë një betejë e ashpër mes trupave ukrainase dhe atyre ruse. Ligji i luftës që hyn në fuqi të enjten, parashikon ndalim qarkullimit te njerzve, automjeteve dhe mallrave, rritjen e kontrolleve në këto zona nga ana e ushtrisë, ndalimin e grumbullimeve, si dhe një shtim të pushtetit në duart e ushtrisë dhe policies vendase. Pamjet: AFP

Top News – Izraeli miraton ligjin radikal. Dënim me vdekje për palestinezët
31/03 10:15
Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50