Vladimir Putin deklaroi se Moska është e gatshme të ndërmarrë masa “ushtarake-teknike” në përgjigje të atyre që i cilësoi si veprime “jomiqësore” të Perëndimit mbi konfliktin në Ukrainë. Për javë të tëra, presidenti rus ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n se kanë nxitur rritjen e tensioneve në afërsi të kufijve të Rusisë, por këto janë deklaratat e para që lënë të kuptohet hapur për një konflikt të mundshëm.