Rusia paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se planet e saj për të zhvendosur në Europë raketa hipersonike mund të nxisin Luftën e Tretë Botërore. Ambasada ruse në SHBA tha se një konflikt i “paqëllimtë” mund të shpërthejë nëse Washingtoni nuk heq dorë nga dërgimi i raketave me rreze të gjatë veprimi në kontinentin e vjetër. “Do të donim t`i kujtonim Pentagonit se zhvendosja e cdo rakete hipersonike në Europë do të ishte jashtëzakonisht destabilizuese," thuhej në një mesazh në llogarina zyrtare të kësaj ambasade në Twitter.