Me sloganin “Putin është vrasës” është protestuar këtë të diel kundër ish-presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në qendër të kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricë si dhe në kryeqytetin gjerman, Berlinin. Qindra persona mbanin në duar banderola që kërkonin lirimin e Alexei Navalny, liderit të burgosur opozitar rus.