Nuk është cështja a do të hyjë NATO në luftë me Rusinë, por kur do të ndodhë kjo, thotë gjenerali në pension i ushtrisë britanike, Sir Chris Deverell. Ushtaraku i lartë ndan bindjen e plotë se është thjesht cështje kohe përpara se aleanca të ketë një përplasje frontale me Moskën.