Kjo pasdite e së dielës ka sjellë trafik të rënduar në rrugët e Shëngjinit, duke filluar nga vendi i quajtur Lapidari e deri në dalje të vendit bregdetar. Gjithashtu trafik ka edhe në daljen e rrugës së plazhit të Kunës. Punonjës të policisë rrugore janë të vendosur për mbarëvajtjen e qarkullimit, ndërkohe po përdoren rrugë dytësore për auto-veturat, ndërsa për furgonët me pasagjerë po përdoret aksi rrugor Lezhë-Shëngjin.