Shqiptarët kanë nisur të planifikojnë pushimet edhe jashtë Shqipërisë, edhe pse prenotimet sipas agjencive turistikë vijojnë të jenë më të pakta se para pandemisë së covid 19. “Dëshira është e madhe, kërkesa ka pafund pasi njerëzit janë lodhur nga izolimi e janë të etur për pushime por ama rezervimet janë të pakta pasi çmimet janë rritur. Dy janë destinacionet më të preferuara të shqiptarëve GREQIA dhe Turqia”.