Deputeti socialist, Nasip Naço po zhvillon interpelancë me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi për pagat e punonjësve të kombinatit në Poliçan. Naço: Çfarë t’u them punonjëse të kombinatit të Poliçanit që nuk marrin rrogën kur ata të Ballshit, kompani private, rafineri nafte e marrin? Pse ai i Ballshit me tre fëmijë e merr rrogën, ai i Poliçanit me tre fëmijë nuk e merr? Çfarë tu them? Tu them të vijnë te ministria e Mbrojtjes, tu them të ikin nga Shqipëria?