Erisa Fero, punonjëse e AKSHI-t, specialiste e IT-së është një prej të arrestuarve gjatë operacionit antidrogë në Korçë. Ishte 28-vjeçarja që merrte sasinë e drogës në Tiranë dhe e transportonte në Qafë Thanë bashkë me dy të arrestuarit e tjerë. Më pas ata ia jepnin dy personave të shpallur në kërkim të cilët do e dërgonin në Maqedoni të Veriut.