Autoritetet izraelite kanë arrestuar dy persona që dyshohet se kanë spiunuar Ministrin e Mbrojtjes në emër të Iranit. “Në një operacion të përbashkët nga Shin Bet (shërbimi i sigurisë së brendshme) dhe policia izraelite, Roy Mizrahi dhe Almog Atias, të dy 24 vjeç, u arrestuan për vepra penale që lidhen me sigurinë, pasi po mblidhnin informacione rreth Kfra Achim, ku banon Ministri i Mbrojtjes Israel Katz”, tha Shin Bet në një deklaratë.