Rruga e Dukagjinit, një nga segmentet më të vështira infrastrukturore në bashkinë Shkodër po merr formë çdo ditë e më tepër. Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në këtë zonë, duke u takuar me drejtues të firmës që po kryejnë punimet por edhe punonjësit të cilët i konsideron si heronj të këtij investimi që po kryhet.