Godina e selisë blu është rrethuar nga skelat ndërsa kanë nisur punimet. Me marrjen e kontrollit të Partisë në shtëpinë e demokratëve po bëhen punë të shpejta. Fasada e godinës po ndryshon dhe po merr pamje të re. Pasi mori vulën dhe logon me vendim gjykate, Berisha po heq çdo gjurmë të Bashës edhe në fasadë. Logo e vjetër e Bashës po zhduket, ashtu sic ndodhi në grupin e Whatsapp ku jepen njoftimet e medias, dhe po vendoset logo e re.