Top Channel/ Punimet në autostradë “paralizojnë” Tiranën! Kaos me trafikun
13/10/2025 19:43

Ka nisur prej ditës së hënë bllokimi i autostradës, duke filluar nga Vora deri tek ura e Dajlanit, me qëllim riparimin e shtresave asfaltike. Me një gjatësi rreth 35 km, autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar në disa segmente me qëllim riparimin e saj për shkak të gropave dhe rrjetëzimeve me probleme ndër vite. Gëzim Noni, përgjegjës i kontratave, ARRSH thotë: “Problemet kryesore janë degradimi i rrugës, sepse ka vite që s’është bërë ndërhyrje, dhe në kuadër të kësaj gjendjeje është marrë masa e tillë. Problematika ka dhe nën shtresa, do evidentohen hap pas hapi dhe do ndërhyet edhe në thellësi. Punimet do zgjasin 1 deri në 2 ditë për çdo segment. Rreth 1 javë njëri aks dhe 1 javë aksi tjetër.” Pasi të përfundojmë punimet në drejtimin Vorë-Durrës, do të vazhdohet edhe në aksin tjetër, ura e Dajlanit–Vorë, me të njëjtët segmente dhe kohëzgjatje. Por në këto ditë bllokimi, cilat do të jenë rrugët alternative për drejtuesit e mjeteve? “Jemi në Vorë, fillon devijimi duke shkuar për në Maminas. Vazhdon devijimi edhe në rrugën e vjetër dhe dytësore të zonës. Kemi disa ditë që e kemi bërë të ditur dhe presim një gatishmëri të qytetarëve për të na mirëkuptuar, që të mbarojmë sa më shpejt”, thotë Noni. Autostrada Tiranë–Durrës është një nga nyjet kryesore dalëse nga kryeqyteti. Por një bllokim i tillë paralizoi edhe Tiranën, duke krijuar një trafik të rënduar. Ndërsa për ambulancat, të cilat kishin emergjencë jashtë kryeqytetit, u desh të përballen me këtë situatë. Bllokimi i autostradës ka sjellë një trafik kilometrik si në aksin kryesor, por edhe në rrugën dytësore. Por sipas ARRSH, një ndërhyrje e tillë ishte e domosdoshme.

Top News – E kallëzuar për falsifikim vulash, SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Irena Gjokës
25/03 20:31
Top Channel/ Profili i Saraivës, nga Londra në eliminimin e Nikulajt në Shëngjin
25/03 20:01
Top Channel/ “S’ka drejtësi pa porositësit”! Familja e Nikulajt kërkon zbardhjen e plotë të krimit
25/03 19:56
Top Channel/ Burg përjetë portugezit Saraiva, eliminoi Ardian Nikulajn
25/03 19:55
Top Channel/ PD dhe PS, paqe në tavolinë! Opozita bie dakord për procesin e reformës territoriale
25/03 19:54
Top News – Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, burg përjetë për ekzekutorin portugez
25/03 19:28
Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 15 qytetarë
25/03 15:08
Top Channel/ “Turizmi” i naftës, shoferët shkojnë në RMV, çmimi 60 lekë më pak
25/03 15:06
Top Channel/ Nafta rrit çmimet e perimeve, importet shtrenjtojnë tregun, ankohen qytetarët
25/03 15:04
Top Channel/ “Denoncoi motrën dhe nipin në polici”, flet vëllai i gruas që u vra nga burri: Dhunues
25/03 14:20
Top News – ‘Raciste dhe e korruptuar’. Berisha komenton deklaratat e komisioneres Marta Kos
25/03 14:08
Top News – Rikthehet ëndrra amerikane. Por me pagesë dhe me kritere të reja për gjininë
25/03 13:30
Top Channel/ Zbulime të reja në Kalanë e Kaninës, gjendjen gjurmë 2400-vjeçare dhe struktura unike
25/03 12:32
Top Channel/ Turizmi në Gjirokastër me probleme! Zhurma dhe stafi i patrajnuar shqetësojnë sezonin
25/03 12:30
Top Channel/ 113 vjet nga tragjedia. Serbët vranë 27 të rinj në Lushnje
25/03 12:30
Top Channel/ Pas dy orësh në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj del nga Prokuroria e Posaçme
25/03 12:15