Qeveria gjermane do të dyfishojë numrin e punëtorëve nga Ballkani, të cilët të marrin vizë punë pavarësisht kualifikimit. Të dhënat e Institutit për Tregun e Punës dhe Studimet e Profesionit (IAB) tregojnë se aktualisht ka 1,98 milionë vende të lira pune në Gjermani. Pikërisht, për të vepruar kundër mungesës kronike të fuqisë punëtore, ekzekutivi gjerman po planifikon liberalizimin e ligjit të lidhur me emigracionin për punë.