Vendi ynë ka vite që përballet me shkallë të lartë emigracioni dhe krahas tij vërehet së fundi një fenomen i tillë. Referuar shifrave të Institutit të Statistikave INSTAT-it, 13% e të rinjve nga 25-29 vjeç as nuk kanë punë dhe as nuk janë në kërkim të një pune, megjithëse e kanë përfunduar ciklin e studimeve dhe janë në moshë për të krijuar një familje.