Në kushtet kur Shqipëria është vendosur nën sulmet kibernetike të Iranit dhe shërbimet sekrete ruse kanë shtuar interesin e destabilizimit të Shqipërisë punonjësit e Shërbimit Informativ marrin një rol parësor. Oljan Kanushi, numri dy i inteligjencës shqiptare pasi deklaroi se në tre vite janë larguar për arsye të pagave të ulëta 152 punonjës, shprehu mendimin se atdhe-dashuria duhet të prevalojë mbi shumën monetare që punonjësit e SHISH çojnë në shtëpi çdo muaj.