Mungesa e punëtorëve i ka detyruar bizneset vendase t’i drejtohen tregut ndërkombëtar të punës. Tashmë punëtorë nga India, Bangladeshi e vende të tjera i gjen në çdo sektor të industrisë prodhuese. Për biznesin kjo zgjidhje ka sjellë kosto shtesë pasi punonjësve të huaj u garantohet ushqim dhe fjetje.