Pavarësisht situatës së krijuar nga gripi i shpendëve në disa zona të vendit, fermerët vazhdojnë të tregtojnë pulat në treg pa certifikatë. Edhe pse në Elbasan nuk janë identifikuar vatra të sëmundjes përsëri me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë nuk lejohet shitja e shpendëve e pashoqëruar me certifikatën e veterinerit.