Bashkimi Evropian ka publikuar përmbajtjen e plotë të planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë që tash e tutje do të quhet edhe “Marrëveshja për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë -Serbi”. Sipas planit, palët pajtohen për fqinjësi të mirë dhe njohin dokumentet e njëra tjetrës, diplomat, targat etj., respektimin e pavarësisë së tyre, autonomisë e integritetit territorial, do të përmbahen nga përdorimi i forcës, nuk do të bllokojnë njëra tjetrën në rrugën euroatlantike, Serbia nuk do kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjërën prej organizatave ndërkombëtare, palët do të vazhdojnë procesin e dialogut për të shtuar bashkëpunimin, palët shkëmbejnë misione të përhershme, dhe palët përfitojnë financiarisht.