Të dhënat personale nuk janë më personale! Numri i kartës së identitetit dhe të ardhurat e shtetasve shqiptarë dhe shumë shtetasve te huaj që punojnë në Shqipëri, gjenden në dorën e kujtdo, përfshi keqbërës qe jo vetëm mund t’i aksesojnë, por njëherazi mund t’i përdorin ato për ngjarje kriminale.