8 aktore nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia u bënë bashkë në një shfaqje që vendos në qendër historitë e vërteta të grave të dhunuara për të përcjellë nga Korça mesazhin për t’i thene stop dhunës ndaj vajzave dhe grave. Nën titullin "Pëshpërima", shfaqja unike u vendos në skenën e Galerisë së Artit Digjital duke sjellë ndërthurjen e interpretimit të aktoreve me muzikën e luajtur në instrumenta të veçantë.