Prokurorët italianë kanë nisur një hetim, teksa shumë pikëpyetje duket se rrethojnë fundosjen e superjahtit Bayesian pranë Sicilisë. Pesë trupa të pajetë u gjetën një ditë më parë në varkën që ka përfunduar në 50 metra thellësi; mes viktimave është edhe pronari i saj, miliarderi Mike Lynch dhe vajza e tij 18 vjecare, Hannah.