Atentati i ndodhur mesditën e së martës në Rinas, fare pranë aeroportit Nënë Tereza, vijon ende të mbetet i pazbardhur nga autoritetet. Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani sapo kishin zbritur nga avioni, pasi kishin qëndruar për 4 ditë në Spanjë, dhe teksa morën makinën e tyre nga parkimi, janë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Nga 100 plumbat e zbrazur në drejtim të Benzit të bardhë ku ndodheshin, mbeti i vrarë në vend Dani 36 vjeç, dhe u plagos Shaljani, 47 vjeç. Ky i fundit ishte në drejtimin e mjetit, ndërsa Dani ishte pasagjerë.