Top Channel/ Pse “u fikën” anarkistët/ Kampionati i futbollit mund të kthejë trazirat
09/08/2024 19:55

Ndoshta nuk ka një arsye të vetme përse grupet e huliganëve dhe eksponentëve të dhunshëm të ekstremit të djathtë që në emër të mbrojtjes së identitet të Britanisë apo Anglisë, në varësi të vendbanimit, apo pakënaqësisë për dyndjen e emigrantëve ne ishull, pasi shkaktuan dhunë dhe terror apo përplasje të përgjakshme të paprecedentë me forcat policore, prej dy ditësh nuk janë më prezent dhe nuk kane marre pjese ne afro 100 tubimet dhe protestat që paralajmëruan në median sociale. Ekziston një konsensus se mobilizimi masiv i forcave policore dhe të ndërhyrjes së shpejtë të specializuara, dhe mijërat e anti-protestuesve paqësor kundër racizmit dhe pro-emigrantëve në Londër dhe disa qytete të vendit kanë pasur efektin e tyre frenues. Edhe drejtësia e shpejtë dhe ndëshkimet dhe ndjekjet penale me procedurë të përshpejtuar, ka futur frikën në komunitetet nga vijnë dhe jetojnë, kur policia troket sic ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe ka arrestuar të dyshuarit e përfshirë në dhunë. Madje as maskat nuk i kane shpëtuar protestuesit e dhunshëm nga fshehja e identitetit të tyre, pasi teknologjia ia mundëson Policisë identifikimin e personave që mbajnë maska dhe me tatuazhe. Nuk janë vetëm policia me uniformë që është në veprim, por edhe një ushtri e tërë detektivësh në prapavijë që analizojnë filmimet e kamerave me qark të shkurtër nëpër rrugët dhe sheshet e qyteteve britanike apo edhe kamerat trupore te forcave policore. Publikimi i emrave dhe fotove në median kombëtare dhe lokale të personave të paditur ka ndikimin e vete, kur ne delirin dhe gjakimin për famë, del ne faqet e para te tabloideve kombëtar si “The Sun”, me kryetitullin, “Të kapur ne çark dhe drejt burgut”. Pas trazirave të Londrës në 2011, arrestimet vazhduan edhe pas disa muajsh dhe viteve. Kjo mund të ketë hequr helmin nga qëllimet e ekstremistëve për momentin. Megjithëse anarkistët dhe protestuesit raciste e te dhunshëm nuk janë dukur rrugëve gjatë dy netëve të kaluar, ata mund të kenë bërë që të fusin një lloj frike në radhëtt e komuniteteve zezake dhe aziatike, por edhe publikut te gjere, e cila ka gjasa të zgjasë më shumë pas rikuperimit të dëmeve fizike. Fundjava pritet të jetë e trazuar serish, sa për shkak të kohës së ngrohtë në Britani dhe fillimit të kampionateve te kategorive më te ulëta ne futbollin anglez.

Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19