Kandidati i PS për Tiranën Erion Veliaj po vijon turin e takimeve me banorët e kryeqytetit. Këtë të enjte u ndal në njësinë nr.7 dhe 3 ku mori pjesë dhe në mbjelljen e pemëve si vijim i fushatës së gjelbër. Veliaj tha se me zhvillimin dhe transformimin që ka marrë kjo zonë tashmë i është rritur vlera e pronës. Veliaj u tregoi qytetarëve se ku qëndron dallimi mes PS dhe kundërshtarëve në zgjedhjet e 14 majit.