Në më pak se tre muaj historia përsëritet. Një nënë 27 vjeçare mori katër fëmijët e saj, sipas planit që kishte bërë, për t’u vetflijuar në ujërat e lumit Buna në Shkodër, një akt që fatmirësisht u ndalua në kohë nga policia. Ekspertët këshillojnë të bëhet shumë kujdes me mediatizimin e fenomenit. Referuar INSTAT-it, në një vit në Shqipëri kryhen mbi 200 vetlendime.