Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë është shkarkuar nga detyra pasi qëlloi me armën e shërbimit në ajër, gjatë një konflikti mes dy familjeve në Durrës. Shkarkimi i menjëhershëm i Martin Nikollës është bërë me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla. Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë ndalimin e tij.