Top Channel/ Pse “bojkotuan” vlonjatët, qytetarët tregojnë arsyet
10/11/2025 19:45

Pse vlonjatet po dalin gjithnjë e më pak në votime? Përgjigjet i japin vetë qytetarët një ditë pas zgjedhjeve në këtë bashki ku u shënua edhe pjesëmarrja më e ulët historike vetëm 12,54%. “Rezultati dihej edhe pa u bërë zgjedhjet. Jemi kthyer në një shtet me një parti. Nuk ka më opozitë në Shqipëri,” – shprehet një banor i moshuar, i cili tregon se në votime kanë shkuar kryesisht punonjës të administratës, madje, sipas tij, disa janë pyetur edhe për listat familjare. Të tjerët nënvizojnë mungesën e rinisë në qendrat e votimit, si dhe pakënaqësinë e shtuar nga mungesa e investimeve në infrastrukturën e lagjeve të qytetit. Në zgjedhjet e 9 nëntorit morën pjesë vetëm 21 mijë e 133 qytetarë nga 171 mijë e 895 me të drejtë vote. Brunilda Mersini u zgjodh kryebashkiake me 15 mijë e 672 vota, ndërsa pjesa tjetër u nda mes dy kandidatëve të pavarur. Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2023, diferenca është e ndjeshme. Atëherë, kandidati socialist Ermal Dredha fitoi me 28 mijë e 271 vota, ose 70.5% të numrit të votuesve, ndërsa rivali i tij, Hysni Sharra nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, mori 11 mijë e 802 vota. Në total, në 2023 kishin votuar 41 mijë e 427 qytetarë, një pjesëmarrje prej 24.7%. Vetëm 50% e votuesve të vitit 2023 dolën të votojnë në 2025 për Brunilda Mersinin. Krahasuar me dy vite më parë, Partia Socialiste në Vlorë ka marrë rreth 12 mijë e 600 vota më pak, ndërsa interesi i qytetarëve për të votuar është ulur ndjeshëm. Për analistët janë disa arsyet pse qytetarët e Vlorës po i bojkotojnë zgjedhjet. Banorët nga ana tjetër kërkojnë më shumë transparencë, më shumë mundësi për zgjedhje të vërtetë dhe kushte më të mira jetese në qytetin bregdetar.

Top News- “Vizita në Vlorë…po më lerë të lutem”, Rama mbyll takimin me Asamblenë e PS në Vlorë
13/04 14:51
Top News- Laboratori i kokainës në Frakull/ Dy nga të pandehurit bëhen bashkëpunëtorë të SPAK
13/04 14:50
Top News – PD denoncon korrupsionin / Deputetja Tabaku: Shqiptarët po varfërohen çdo ditë
13/04 14:42
Top News – Rrëmbehet dhe dhunohet 32-vjeçari. Dy të arrestuar në Tiranë, në kërkim i treti
13/04 14:19
Top News- Vrasja e palestinezes në Tiranë/ Refuzohet ekstradimi, babai i viktimës shpallet në kërkim
13/04 14:18
Top News – Kufizohen transaksionet cash! Rregulla të reja dhe për deklarimet e valutës në kufi
13/04 13:50
Top Channel/ Morën peng një 32-vjeçar në Tiranë, e kanosën dhe dhunuan, dalin pamjet
13/04 13:46
Top News – ‘Lungomare 4’, Rama inspekton punimet. Shëtitorja pritet të jetë gati brenda muajit maj
13/04 13:32
Top Channel/ Frika nga zjarret në Elbasan, shtohen rastet, shqetësim, zonat ku ka pasur zjarrvënie
13/04 12:42
Top Channel/ Zgjerohet partneriteti mes universitetit të Shkodrës dhe atij të Tiranës
13/04 12:29
Top Channel/ Grabitësi gjendet pa jetë në dritare/ Fier, dyshohet se do vidhte në një banesë
13/04 12:09
Top News – ‘Po përdoremi si dekor’ / ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ bojkoton Samitin në Tiranë
13/04 12:04
Top News – ‘Diella nuk po bën detyrën’. Gazeta zvicerane: Politikanët po shfajësohen me IA
13/04 11:57
Top News- Hajduti ngec në dritare në Fier/ Humb jetën gjatë përpjekjeve për të vjedhur një banesë
13/04 11:39
Top News – Rikthehet makthi i zjarreve në Gramsh, thirrje për kujdes të shtuar
13/04 11:36
Top Channel/ Grabitësi u gjet i pajetë, flet vëllai i pronarit të shtëpisë: Me kapuç dhe me doreza..
13/04 11:22
Top News – Rruga ‘Shirokë-Zogaj’ hapet në maj. Investimi do ndihmojë zhvillimin e turizmit
13/04 11:21
Top News – Prodhimi i energjisë u ul në 2025-ën. Importet arritën 272 mln euro, shkak thatësira
13/04 11:14
Top Channel/ E rëndë në Fier! U fut për të grabitur banesën, hajduti gjendet pa jetë brenda shtëpisë
13/04 11:12
Top News- Sot nis Samiti i IV i Diasporës! Tre ditë bashkëpunimi me shqiptarë nga e gjithë bota
13/04 11:01