Parlamenti ka votuar katër nga pesë propozimet e ardhura për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke shtyrë votimin për një nga kandidatët. Me votim të fshehtë është votuar kandidatura e ish-deputetit të PD-së, Selami Xhepa si anëtar i këtij Këshilli me 74 vota pro dhe 16 kundër.