Top Channel/ PS: Votim elektronik në Tiranë, dakord me Elbasanin e Durrësin, të shtohet kryeqyteti
16/10/2024 19:53

Partia Socialiste ka mbështetur propozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që në zgjedhjet e ardhshme në qarkun e Elbasanit dhe Durrësit, votimi të bëhet elektronik. Në një shkresë drejtuar Celibashit, PS ka kërkuar që përveç këtyre dy qarqeve, votimi elektronik të shtrihet edhe në qarkun e Tiranës, duke listuar edhe arsyet. “Tirana, si qarku më i madh në Shqipëri prodhon një numër të konsiderueshëm mandatesh (37 mandate në listat shumëemërore të hapura). Nisur nga ky fakt, fleta e votimit do të administrohej me vështirësi nga votusit dhe do të krijonte pengesa objektive, duke krijuar konfuzion në procesin e votimit. Nga ana tjetër, votimi elektronik do të sillte lehtësira jo vetëm në procesin e votimit por dhe në shpalljen e rezultatit përfundimtar, i cili në këtë rast do të konsiderohet i drejtë dhe pa pretendime për pavlefshmëri që rrjedhin nga numërimi i votave. Tashmë votimi elektronik është një procesi i njohur nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Nisur nga fakti që Tirana, e para ka realizuar modelin pilot të identifikimit, votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e vitit 2021, njësia 10, është krijuar një eksperiencë nga qytetarët në këtë proces. Nga ana tjetër, është fakt se qarku Tiranë, ofron të gjitha kushtet optimale sa i takon burimeve njerëzore dhe infrastrukturës në tërësippër realizimin me sukses të këtij procesi. Vlen për tu përmendur, afërsia e KQZ me zonat zgjedhore, pasi do të jetë kjo e fundit që do të trajnojë aktorët dhe do të ofrojë shërbimin për realizimin efektiv të këtij procesi. Nëse nga ana juaj shihet e pamundur përfshirja e tre qarqeve në votimin elektronik, për shkak të kohës që keni në dispozicion deri në dekretimin e dates së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, ju propozojmë që të miratoni si qark të vetëm, qarkun Tiranë, ku do të zhvillohet votimi elektronik”, thuhet në shkresë.

Top Channel/ Berisha sfidon kritikat, paralajmëron protesta të tjera
23/03 15:10
Top Channel/ Berlini reagon ashpër për protestën: Jo sulme ndaj njerëzve e pronës
23/03 15:07
Top Channel/ Protesta e PD, 15 arrestime për molotovët, 9 protestues procedohen në gjendje të lirë
23/03 12:40
Top Channel/ Gjermania dënon dhunën në protestë: Protesta po, por jo sulme ndaj njerëzve e pronës
23/03 12:39
Top News – ‘Nderuat 22 Marsin’. Berisha falenderon protestuesit, një mesazh për Ramën
22/03 21:53
Top Channel/Rama “blindon” Tiranën, ministrat dhe deputetët që do mbulojnë 14 njësitë e kryeqytetit
22/03 19:53
Top Channel/ Berisha mbërrin sportiv në selinë blu, qytetarët me bluza të stampuara me foton e tij
22/03 18:18
Top Channel/ “Nuk tentoj më të të puth”, Mateo flet me Brikenën, banorja: Nuk jam 100% e sigurt
22/03 18:06
Top News – Balluku mbetet te Kombinati. Pas qarqeve, PS ndan drejtuesit e njësive në Tiranë
22/03 17:38
Top News – Berisha uron Sullan Novruzin: Gëzuar dhe…dilni në protestë
22/03 16:51
Top News- Rama kusht kryebashkiakëve për rikandidimin, ndan detyrat për deputetët
21/03 16:50
Top News- Rama ‘rithemelon’ Rilindjen, ndryshon drejtuesit e qarqeve/ Vendos emra të rinj
21/03 16:45
Top Channel/ Berisha: Taksat e naftës përgjysmë! Kreu i PD: Protestën e opozitës…
21/03 15:12
Top Channel/ Rama ndryshime në qarqe!Balluku drejtuese politike në Fier, Balla-Manastirliu në Tiranë
21/03 15:12
Top Channel/ PS ndryshon drejtuesit e qarqeve! Balla në Tiranë, Karakaçi në Shkodër, Balluku në Fier
21/03 15:10
Top Channel/ Rama: Ulim akcizën e naftës. Nëse çmimi i karburanteve shkon mbi…
21/03 15:04
Top Channel/ Rama mbledh Asamblenë e PS-së: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që na ndal
21/03 14:26
Top News- Përfundon mbledhja e asamblesë së PS, sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi ndan detajet
21/03 14:25
Top News – Rama: Mesazh kryebashkiakëve: S’ka rikandidim pa paketën e maleve
21/03 14:19
Top News- PD mobilizon strukturat për protestën: Rezistenca nuk ndalet deri në largimin e Ramës
21/03 14:16
DIGITALB DIGITALB