Top Channel/ “PS nuk mban askënd mbi shpinë”! Rama për Ahmetajn: Ajo dosje ka dyshime të mjaftueshme
14/07/2023 19:50
Kryeministri Edi Rama nuk u përfshi në debatin kur Kuvendi votoi pro heqjes së imunitetit të Arben Ahmetaj por përmes një video-mesazhi drejtuar opinionit publik shpalosi qëndrimin e tij të detajuar për këtë çështje.