Pas ndryshimeve të bërë në kupolën drejtuese të PS-së në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, Kryeministri Rama mbledh sot kabinetin qeveritar në Tepelenë. Kryeministri Rama ka thirrur anëtarët e qeverisë së tij në një takim jo formal në një nga ambjentet turistike të Tepelenës.