Nën drejtimin e Niko Peleshit si kryetar i ri i grupit parlamentar socialist është zhvilluar mbledhja e parë e deputetëve të shumicës socialiste. Burime nga ky grup i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu se kryefjalë e mbledhjes ishte komunikimi i deputetëve me bazën në funksion të zgjedhjeve 2025. Në grupin e PS është reflektuar ajo që prodhoi mbledhja informale e qeverisë në Dajt të dielën, ku fokusi ishte tek format e komunikimit me qytetarët.