Edi Rama nisi që nga Malësia e Madhe të bindte shkodranët pse duhet të ndryshojnë drejtimin e bashkisë. Në Shirokë ai përsëriti nevojën që Shkodra ka për të zgjedhur Benet Becin si kryetarin e ardhshëm. “Shkodra ka 31 vite pa kryetar bashkie. Kur erdha për herë të parë këtu si kryeministër të lutem bëj Velipojën, Thethin më thanë, ato i bëmë ne që s’kemi marr vota këtu”, tha Rama.