Maturantët zhvilluan sot provimin e tretë atë të matematikës. Matura e 2023-shit ka një rënie në numër krahasuar me vitin e kaluar me rreth 2 mijë maturantë më pak. Trend ky që ka vijuar në vitet e fundit. Për t’iu lehtësuar sadopak emocionet, në gjimnazin Qemal Stafa në kryeqytet, pritja për të nisur provimin u kalua me kërcim.