Provimi i matematikës së Maturës Shtetërore është kundërshtuar nga shumë nxënës në të gjithë vendin. Pas përfundimit të provimit, ata u shprehën se kishte një nivel vështirësie mbi mesataren dhe në tezë kishte pyetje, që nuk i kanë mësuar në shkollë. Nxënësit dolën në protestë dhe kërkuann rishikim të tezës. Ministria e Arsimit njofton se do të bëjë një rishikim të tezës dhe sot Kushi njoftoi se u vendos që të ulet kufiri minimal i pikëve për çdo notë.