PD e Rithemelimit tha se po përgatit një padi penale dhe do ta dërgojnë në SPAK shkeljet e ndodhura në provimin e Magjistraturës. Kaso: Një provë tjetër se cila dhe çfarë është drejtësia e re po shpaloset prej një jave në shkollën e Magjistraturës. Të pakënaqur me fituesit, ish-prokurori socialist, tashmë drejtor i shkollës së Magjistraturës, me urdhër partiak ka futur në listë 40 emra jofitues, patronazhistë të rilindjes, të nxjerrë nga mënga e pushtetit.