Provimi i lëndës me zgjedhje mbylli procesin e maturës të nisur që prej 3 qershorit. Këtë të martë të 24 qershorit provimi i fundit solli një lehtësi për maturantët të cilët tashmë do të jenë nën ethet e konkurrimit për në universitet. Provimi i fundit shyqyr e hoqëm qafe me një entuziazëm që mbaroi… e të bëhemi gati për hapat e tjerë për universitet. Në provimin e fundit 27 mijë maturantë kishin teza të ndryshme në varësi të lëndës së zgjedhur në profilin shoqëror si histori gjeografia, qytetari apo psikologji, filozofi e sociologji… apo në shkencat e natyrës si kimi, fizikë, biologji…