Gati 31 mijë e 400 nxënës në gjithë vendin nisën Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë, që përmbyllin ciklin 9-vjeçar të arsimit. Sezoni nisi me provimin e Gjuhës Shqipe, që filloi në orën 10.00 dhe mbaroi në orën 12.30 minuta. I radhës është provimi i Matematikës më 23 qershor, dhe i fundit ai i Gjuhës Shqipe, më 29 qershor.