Një ditë para se të kryente porosinë, për të vrarë Ardian Nikulajn, Ruben Saraiva kishte udhëtuar për të disatën herë nga Shkodra drejt Shëngjinit. Me një taktikë, gjysmën e rrugës e bënte me automjetin që kishte marrë me qira Edmond Haxhia dhe tjetrën me motorin me të cilin u largua nga skena e krimit.