Top Channel/ Protestuesit rrëzojnë statujën e krijuesit të shkollave për fëmijët indigjenë në Kanada
07/06/2021 22:44

Statuja e Egerton Rierson, i njohur ndryshe si arkitekti i Shkollave rezidenciale në Kanada, ku bëhej arsimimi i detyruar dhe asimilimi i fëmijëve indigjenë, është rrëzuar dje gjatë një proteste Toronto. Protestuesit u mblodhën për të kërkuar drejtësi pasi mbetjet e trupave të 215 fëmijëve indigjenë u gjetën pranë ish-shkollës rezidenciale Kamloops, në rajonin British Columbia. Protestuesit u ngjitën në piedestalin e statujës së rrëzuar me flamurë indigjenë në duar, duke brohoritur kundër padrejtësive ndaj popullatës para-koloniale të Kanadasë. "Ishte koha që kjo statujë të binte, ka një dhimbje të madhe për këdo që ka qenë këtu,” tha një nga protesuesit, duke iu referuar institucioneve të menaxhuara nga Kisha Katolike, të përfolura shpesh për abuzime të të gjitha llojeve, ndaj fëmijëve indigjenë. Shkolla rezidenciale indiane Kamloops ishte krijuar në 1890 nga Kisha Katolike Romane, dhe ishte mbyllur në vitin 1978. Ajo ishte pjesë e një rrjeti shkollash të tilla në të gjithë Kanadanë me qëllim asimilimin e detyruar të fëmijëve indigjenë duke i marrë me forcë fëmijët nga familjet e tyre e duke i ndaluar të flisnin gjuhën e komunitetit apo të praktikonin zakonet e veta kulturore. Të paktën 150,000 fëmijë kanë frekuentuar shkolla të tilla në atë që një Komision Rikëshillimi në vitin 2015 përshkruante si “kulturë genocidi” që shënjestronte popujt indigjenë të Kanadasë.

Top Channel/Fundi i luftës, SHBA-Ukrainë marrëveshje, Moska pa përgjigje, Zelensky gati referendum
24/12 23:36
Top News- Vuçiç akuzon Trump se e preu në besë: Prisnim hapa të mëdhenj
24/12 22:39
Top News- Tragjedi në Mesdhe, 116 viktima/ Jepet alarmi, një anije u fundos në ujë
24/12 21:15
Top Channel/ Sapo la Ankaranë, bie avioni: Vdes shefi i shtabit libian, Erdogani urgjent hetim!
24/12 15:20
Top News – Vdekja ‘e errët’ e liderit të milicive / Kremlini po rimerr kontrollin, ‘dora’ e FSB-së
24/12 15:11
Top News – Gaza, nga rrënojat në qytet futurist/ ‘Projekti Sunrise’, 112 mld USD dhe resorte luksoze
24/12 14:58
Top News – Lëmsh zjarri në qiell, shpërthen çisterna / Itali, momenti i tmerrshëm në autostradë
24/12 14:55
Top News – Dridhen ndërtesat, njerëzit në panik / Tërmet me magnitudë 6 godet Tajvanin, nuk ka dëme
24/12 14:51
Top News – Rusia rrëmben 52 ukrainas në kufi / Bastisje në fshat, kapen rob edhe 13 ushtarë
24/12 14:48
Top Channel/ Ukrainë, shpresa për paqe “Krishtlindjesh”: Zelensky nxjerr planin e ri te paqes!
24/12 14:40
Top News – Shpërthen bomba në Moskë / Vriten dy oficerë policie një ditë pas gjeneralit rus
24/12 13:22
Top News – Shpresë për paqe në Krishtlindje / Zelenski bën lëshime, zonë të demilitarizuar në lindje
24/12 13:21
Top Channel/ Vatikani përgatitet për Krishtlindjet: Kremtim madhështor prej 500 vjetësh!
24/12 11:30
Top News – Trump shënjestron Evropën / Ndalon udhëtimet në SHBA për aktivistë dhe komisionerë
24/12 11:24
Top News – Babagjyshi nis udhëtimin epik / NORAD e ndjek, ndan miliarda dhurata në gjithë botën
24/12 11:22
Top News – Trump në avionin e Epstein tetë herë / ‘Më shumë nga sa është raportuar më parë’
24/12 11:20
Top News – Emmanuel Macron tregon muskujt / Poston imazhet, stërvitje me trupat franceze në Emirate
24/12 11:20
Top News – ‘Si një bombë’, rrëzohet avioni në Turqi / Humb jetën shefi i lartë ushtarak i Libisë
24/12 11:19
Top Channel/ Rusia ndërton central bërthamor në hënë, plani i Putinit: Do bashkëpunojmë me Kinën!
24/12 11:15
Top Channel/ SHBA i ndalon vizën ish-komisionerit të BE, “plas” zemërata në Europë!
24/12 11:05
DIGITALB DIGITALB