Qindra protestues po i drejtohen godinës së Kryeministrisë, ku do të nisë protesta e opozitës. Ndërkohë, policia është në gatishmëri. Ashtu siç e kishte paralajmëruar, me nisjen e protestës, policia ka bllokuar disa rrugë në kryeqytet. Situatat deri më tani raportohet e qetë, ndërsa ende nuk dihet skenari që do të ndjekin protestuesit opozitarë.