Banorët e fshatit Zvezdë na Maliq kanë protestuar duke kundërshtuar implementimin e projektit për furnizimin me ujin e pijshëm. Ata ngrenë pretendime për cilësi të dobët të punimeve dhe mosrespektim të kritereve teknike. Projekti, sipas tyre, ka 2 javë që ka nisur por që në fillimet e tij duket cilësia e dobët e punimeve. Pas 30 vitesh mungese të ujit, ata shprehin shqetësimin se mund të kenë sërish probleme për shkak të punimeve jocilësore që po kryhen.