Me dhjetëra fermerë të Çermës janë grumbulluar paraditen e sotme në formë proteste për çmimin e ulët me të cilin po shitet shalqiri. Ata fajësojnë pikat e grumbullimit në Divjakë që sipas tyre po e ulin çmimin për shalqirin e Çermës. Sipas tyre shalqiri i Divjakës u shit pothuajse me çmim deri në 400 lek të vjetra ndërsa shalqiri i Çermës, që ka gati një javë që ka dalë në treg nuk shitet më shume se 100 lek për kilogram.