Qindra banorë të fshatrave të Dukagjinit, në Shkodër, kanë protestuar kundër premtimeve të pa mbajtura të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për rikonstruksionin e rrugës që lidh 31 fshatra. Rruga aktuale pa asnjë kusht sigurie, kalon mes humnerave dhe nga aksidentet deri më sot kanë humbur jetën më shumë se 60 persona. Rruga e Dukagjinit i jep jetë turizmit, duke lidhur komplet Alpet Shqiptare e deri në Gjakovë.