Banorët e fshatit Taç i Sipërm dhe Prodan në bashkinë e Kolonjës kanë protestuar pasi kundërshtojnë ndërtimin e një parku fotovoltaik në sipërfaqet kullosore të fshatrave. Sipas tyre sipërfaqet e kullotave të vendosura në dispozicion nga bashkia për ndërtimin e paneleve fotovoltaike janë të të dy fshatrave dhe përdoren në funksion të blegtorisë.